Moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulëta në këtë fillim Maji ka bërë që këtë të shtunë nënat dhe fëmijë në orët e paradites të mos e shfrytëzojnë orarin e lejuar për të dalë shëtitje. Shatërvani dhe rrugët e qytetit të Shkodrës ishin të boshatisura. Reshjet e shiut i kanë penguar të dalin duke i lënë në karantinë, ndryshe nga java e tjetër që moti ishte në favor të tyre dhe kishte frekuentim të madh.

Ndërkohë sipas masave të reja që bëri të ditura kryemintri Edi Rama për zgjatjen e fashos së orarit për nënat dhe fëmijët deri në 14 vjeç, orari u zgjat nga ora 11:00 deri në 17:30. Më përpara deri në orën 10:00 lëvizja ishte për pensionistët dhe më pas për nënat me fëmijë por që asnjëra palë nuk mundi që ta shfrytëzojë siç duhet këtë mundësi për shkak të reshjeve të shiut.

Të njëjtat orare për nënat me fëmijë deri në 14 vjeç dhe pensionistët do të jenë edhe më 3 maj, pra të dielën. Bizneset do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura gjatë fundjavës.

Artikulli paraprakSHKODËR, MOTI JO FAVORIZUES PËR PENSIONISTËT
Artikulli tjetërRIATDHESIMET/ BALLUKU: ADRESA E SHTËPISË DO PËRCAKTOJË NËSE DO KARANTINOHENI NË HOTEL APO NË BANESË, PO GËNJYET DO NDËSHKOHENI