Një prej rrugëve problematike në Shkodër “Qazim Rroji” i është nënshtruar procesit të rehabilitimit. Kjo ndërhyrje në atë aks me densitet të lartë qarkullimi është mundësuar nga bashkia Shkodër.
Një prej problemeve në atë aks rrugor kanë qenë mungesa e kanalizimeve të bardha. Edhe shtresa e asfaltit është dëmtuar si shkak i mungesës së kanalizimeve. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi inspektoi punimet që po bëhen aty ndërsa tregoi edhe problematikat që kanë qenë.
Rruga “Qazim Rroji” mundësohet nga të ardhurat e veta që ka bashkia Shkodër. Pavarësisht punës që është bërë në disa akse rrugore ende shumë të tjera kanë nevojë për ndërhyrje.