Një tjetër investim publik i Bashkisë Shkodër është përmbyllur në lagjen nr. 1 të qytetit.Një degëzim i rrugës “Hamz KaZAZi”, i është bashkuar pjesës së urbaizuar dhe me sherbime të qytetit të Shkodrës.Investimi me vlerë 3.1 milion lekë, është bërë i mundur nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, parashikuar në buxhetin e vitit 2020.
Ndërhyrja është e plotë, duke nisur nga KUB, KUZ, rrjeti i ujësjellësit, sipërfaqja asfaltike, ndriçimin publik, sinjalistika horizontale e vertikale.
Rikualifikimi i këtij degëzimi të rrugës “Hamz Kazazi” ka qenë i domosdoshëm dhe tashmë rreth 50 familje që përfitojnë direkt, do të kenë akses të plotë në sherbimet e ofruara nga Bashkia e Shkodrës.