Urgjenca e spitalit rajonal të Shkodrës i është nënshtruar një rikonstruksioni. Mjediset e brendshme të kësaj urgjence do të përmirësohen pas një donacioni të disa personave të ndryshëm të cilët kanë menduar që të kontribuojnë për realizimin e këtyre punimeve.

Tashmë derisa rikonstruksioni i urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës të përfundojë, është bërë një zhvendosje nga vendi ku ishte tek pjesa e maternitetit.

Për momentin të gjithë vizitat por jo vetëm duhet që të bëhen aty derisa punimet të përfundojnë.

Momentalisht vendi i mëparshëm i urgjencës është jashtë funksionit për aq kohë sa do të vijojë ku rikonstruksion.

Sipas burimeve ndërhyrja konsiston vetëm sa i përket infrastrukturës së në mjediset e brendshme të urgjencës duke nisur nga pjesa ku priten pacientët, koridori dhe salla ku bëhen kontrollet emergjente.

Edhe pse për momentin kjo ka sjellë pak kaos duke qenë se mjekët, infermierët dhe pacientët ndodhen në një vend më të vogël tek pjesa e maternitetit, nuk pritet që të zgjasë edhe aq shumë.

Brenda kësaj jave ky rikonstruksion në infrastrukturë do të përfundojë dhe më pas gjithçka në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës do t’i rikthehet normalitetit duke qenë në funksion të qytetarëve.

Kjo ndërhyrje është parë e arsyeshme edhe përsa i përket imazhit duke qenë se urgjenca është ndër repartet që ka fluksin më të madh të pacientëve. E lënë prej disa kohësh jashtë vëmendjes është arritur që përmes donacioneve të realizohet ky ndryshim imazhi.

Sa i përket paisjeve apo pjesës së logjistikës për mjekët dhe infermierët nuk ka ndonjë ndryshim pavarësisht se edhe aty nevojat janë të mëdha për t’iu afruar sado pak standardeve të kërkuara jo vetëm nga qytetarët por edhe vetë personeli.

Fluksi i pacientëve është i konsiderueshëm ndërsa nganjëherë përballohet me vështirësi duke parë kushtet përsa i përket paisjeve dhe logjistikës.

 

Artikulli paraprakEMIGRIMI NDIKON NË ULJEN E NUMRIT TË STUDENTËVE
Artikulli tjetërKUPA, BURRELI NDAL VLLAZNINË NË BARAZIM 1-1