Bashkia e Shkodrës po vazhdon punën për rikonstruksionin e rrugës “Myzyraj” në lagjen Dobraç. Investimi me vlerë rreth 10 milion lekë të reja, mundësohet nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës. Faza e parë e rikonstruksionit, në një gjatëri 350 metër linear, parashikon 1500 metër katror asfalt, 450 metër linear kanalizime të ujrave të bardha-, 700 metër linear bordurë,
trotuare si dhe sinjalistikë vertikale e horizontale. Punimet i ka inspektuar vetë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e cila u shpreh se bëhet fjalë për një infrastrukturë të plotë në këtë zonë në të cilën nuk ishte ndërhyrë asnjëherë më parë