Kopështi “1 Qershori” në qytetin e Shkodrës është ndër më të preferuarit nga prindërit shkodranë, natyrisht edhe fëmijët që e frekuentojnë. Edhe në këtë institucion, investimi i Bashkisë së Shkodrës ka ndryshuar ndjeshëm standartet që ofrohen.
Kuzhina e këtij kopshti me drekë, është rikonstruktuar plotësisht, duke krijuar kushte shumë të mira për fëmijët. Të gjitha pajisjet janë blerë të reja dhe cilësia e gatimit është në standartet e kërkuara.
30 fëmijëve të këtij kopshti u ofrohet një shërbim me standarte, ndërsa do të shihet mundësia për zgjerimin e klasave meqenëse edhe kërkesat e prindërve janë të shumta.