Zona e ish- Divizionit apo rruga e “Korpusit” në lagjen nr. 2 të qytetit, është transformuar rrënjësisht. Investimi i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 21,3 milion lekë, prej të cilit përfitojnë rreth 500 familje në këtë zonë, po shkon drejtpërfundimit.

Një zonë ku kanë munguar të gjitha shërbimet, e krijuar pas vitit 1990, është urbanizuar sipas standarteve më të mira.

Përfundimi i projektit, ofron shërbime për këtë bllok të madh banimi, duke nisur me kanalizimet e ujrave të bardha e të zeza, rrjetin e ujësjellësit, ndriçimin LED, sipërfaqet asfaltike, trotuare, gjelbërim dhe një korsi për biçikletat.

Artikulli paraprakSTAR TREND – SHTEPIA ROZALBA
Artikulli tjetërSHKODËR, RRËFIMI I JOZEFINA TOPALLIT NË “STAR PLUS”