Kjo është shtëpia e këngëtares shkodrane Rosela Gjylbegu.

Pak ditë më parë persona të paidentifikuar kanë hyrë në këtë banesë duke arritur që të marrin disa sende e objekte të ndryshme, megjithatë kjo ngjarje ndonëse u dokumentua nga policia, u mbajt e fshehtë për mediat dhe opinion publik.

Megjithatë informacionin Star Plus e ka siguruar nga njerëz të afërt pranë familjes. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës kur autorët kanë hyrë nga pjesa e përparme e shtëpisë në afërsi të Çinarit në Zdrale e familjes Gjylbegaj

dhe kanë marrë çfarë kanë gjetur brenda pasi në shtëpi nuk banon askush për fatin se vetë këngëtarja është shpërngulur në Tiranë.

Ndërkohë po një tjetër ngjarje është regjistruar afro 10 ditë më parë, kur një lokal është grabitur me thyerje dhe as kjo ngjarje nuk është raportuar nga policia e cila i ka dokumentuar ngjarjet por ende nuk i ka zbardhur.

Vjedhjet e banesave vazhdojnë të mbeten një nga shqetësimet me serioze për qytetarët, por edhe për policinë. Vitet e kaluara në përgjithësi fenomeni ka qenë me aktiv megjithatë nuk mbetet pas as ky vit.

Orari më i preferuar për grupet dhe individët kriminal janë orët e parë të mëngjesit dhe pikërisht intervali kohor nga ora 2 deri në orën 4:30 minuta. Autorët po përdorin pajisje të sofistikuara, të porositura nga interneti për hapjen me vakum të bravave.

Pajisja, që ka dyshime se porositet nga Rusia, gjatë procesit nuk lë asnjë gjurmë.Sipas të dhënave që vijnë nga Instat numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese,

në tremujorin e dytë 2018, është 304, duke shënuar një rritje me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare ku ndër qarqet më problematike renditet edhe Shkodra.

Ndërkohë ajo që të bën përshtypje është fakti pse policia nuk informon opinionin publik në lidhje me vjedhjet që kryhen në qytet dhe komunikatat vijnë vetëm kur autorët kapen.

Artikulli paraprakPD, DEPUTETI NOKA: ME VIDEON E RE QEVERIA KA RËNË
Artikulli tjetërSITUATA E ZJARREVE NË MALËSI TË MADHE