Ardjan Kodra pas disa kohësh qëndrim në Itali është rikthyer në Shkodër dhe menjëherë ka gjetur veten duke mësuar një profesionin e kuzhinierit dhe duke u punësuar. I ka mjaftuar një kurs 3-mujor tek organizata “Shpresë për të Ardhmen” duke bërë që Ardjani por edhe Arjan Kodra dhe të tjerë si ata të punësohen si kuzhinier pas kursit 3-mujor. Pas një vizite që bëri ambasadori gjerman Peter Zingraf, Ardjan dhe Arjan Kodra tregojnë se si janë punësuar

Klea Rexhaj është një vajzë e re e cila pasionin e saj po mundohet ta kthejë në profesion
Eris Harovi është një tjetër i ri i cili me gurë natyral që i porosit jashtë Shqipërisë krijon bizhuteri të ndryshme që i bën të gjithë me punë dore dhe i shet përmes një faqe që ka hapur në rrjetin social Instagram

Diella dhe Jonida Smajlaj janë nënë e bijë të cilat bashkë me pjesën tjetër të familjes kanë qenë një vit në Gjermani por më pas janë kthyer duke u munduar që të integrohen përmes organizatës “Shpresë për të Ardhmen”

Disa prej të rinjve pavarësisht se kanë gjetur sado pak punë kanë dëshirë që të largohen nga Shqipëria..

Organizata “Shpresë për të Ardhmen” ndihmon familjet e rikthyera nga shtete të ndryshme si azilkërkues por edhe shtresa të tjera në nevojë të rinjë dhe gra që kërkojnë të mësojnë një zanat dhe të gjejnë vend në tregun e punës ndërsa mbështetet nga qeveria gjermane.

Artikulli paraprakAMBASADORI GJERMAN: SHQIPTARËT ZERO SHANSE PËR AZIL
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI NUK MERR PJESË NË MBLEDHJET E KËSHILLIT