Bashkia Shkodër krahas punës për vënien në eficencë të rrjetit të kanaleve kulluese, po punon edhe për mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjetit vaditës.
Aktualisht, po punohet në dy kanale ujitëse në zonën e Postribës dhe Rrethinave. Ndërhyrja është bërë e mundur nga investimi 4.8 milion lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës.
Në fund të procesit të punës, do të realizohet riparimi i nevojshëm në 4200 metër linear kanale vaditëse, nga të cilat përfitojnë fermerët në fshatrat Kullaj dhe Guci. Gjithsej, është një sipërfaqe toke 250 hektarë, e cila do të përmirësojë vaditjen.