Nga viti në vit vihet re një rritje e numrit të nxënësve nga komunitetet rome dhe egjiptiane të cilët ndjekin rregullisht proceset mësimore në shkollat 9-vjeçare në Shkodër. Drejtori I shkollës “Liria”, Petrit Proni, thotë se edhe në shkollën që ai drejton këtë vit ka patur rritje të nxënësve nga këto dy komunitete, po ashtu edhe në shkollat e tjera të qytetit.

Një problem që përsëritet vit pas viti është edhe mungesa e transportit për këta nxënës shton drejtorit Proni.

Mosfrekuentimi i mësimit në shkolla nga nxënësit e komuniteteve rome dhe egjiptiane është një sfidë me të cilën janë përballur instancat lokale. Në zbatim të ligjeve kundër diskriminimit dhe ndërhyrja e Komisionerit Për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tashmë është rritur mbështetja ndaj minoriteteve, me zbatimin e të drejtave dhe integrimit në shoqëri

Artikulli paraprakARDI VELIU SHKARKOHET NGA DETYRA E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT?
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, 162 NXËNËS MË PAK NË SHKOLLA