Këta janë fëmijë të komunitetit rom në Shkodër të cilët sot nuk kanë shkuar në shkollë. Ndryshe nga gjithë bashkëmoshatarët që iu rikthyen bankave pas pushimeve të fundvitit, fëmijët rom nuk kanë transport gjë e cila i bëri të qëndrojnë pa mësim. Dy shoqata që paguanin për transportin e fëmijëve rom në shkolla nuk e kanë më një mundësi të tillë. Fëmijët e këtij komunitetit shpresojnë që të kthehen sa më shpejt në shkollë.

Në vend të mësimeve ditën e sotme fëmijët rom thonë se do ta kalojnë duke lypur rrugëve të qytetit.Prindërit e tyre shprehen se fëmijët meritojnë t’i kthehen bankave të shkollës ashtu si të gjithë të tjerët dhe kërkojnë një zgjidhje për transportin.

Për distancat mbi 2 kilometër sipas një Vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar në shtatorin e 2021 transportin për fëmijët rom duhet ta mundësojë Zyra Vendore Arsimore por kërkohet angazhimi edhe i pushtetit vendor. Për shkak se distanca e shkollës 9-vjeçare “Salo Halili” është nën 2 kilometër, sipas VKM-së fëmijët rom duhet të shkojnë vetë dhe një mundësi në këtë rast duhet të ishte transporti publik.

Por edhe autobuzët e qytetit duke qenë se nuk funksiojnë me orare të shpeshta dhe kur fëmijët kanë nevojë atëherë romët për shkak të kushteve të vështira që kanë ekonomiko-sociale mbesin pa shkuar në shkollë.

Sot ishte dita e parë por askush nuk e di se kur fëmijët rom do rikthehen në shkolla. Projektet me mijëra euro janë të shpeshta edhe në Shkodër për romët por faktikisht fëmijët e këtij komuniteti sot janë pa shkollë.

 

Artikulli paraprakSHTRENGIMI I MASAVE, NË SHKODËR 1000 VAKSINIME NË 5 DITË
Artikulli tjetërSHKODËR, NJË PJESË E INVALIDËVE MBETËN PA FESTË