Disa nga objektet të cilat para disa vitesh u shemben nga Inspektoriati Ndërtimor I Bashkisë Shkodër janë kthyer në kërcënim serioz duke rrezikuar cdo ditë jetën e qytetarëve.

Pas shembjes kanë mbetur rrënojat ku një erë e fortë do të rrezikonte seriozsht që muret të binin përtokë cka do të ishte më pas fatale për ndonjë kalimtar.Pesë vite më parë Kristjan Marku vetëm 12-vjec I cili po luante brenda një ndërtese të shembur humbi jetën pasi e zunë rrënojat.Rasti më I fundit është ai I punëtorit të ndërtimi në muajin Prill të këtij viti, ndërsa po nxirrte hekur e zunë rrënojat e një ndërtese në fshatin Bardhaj.Edhe disa shtëpi muzeale në lagjen “Gjuhadol” janë kthyer në rrezik për banorët ku gjatë ditëve më shira të rrëmbyeshëm ato janë rrezik shembje në cdo moment. Prej disa kohësh u realizua rrëzimi I një shtese të një objekti I cili bllokonte trotuarin në një nga rrugët kryesore të Shkodrës.Konkretisht ajo në afëris të fakultetit të Gjuhëve të Huaja.Gjysma e mbetur e kësaj banese e lënë në harresë rrezikon të bie nga casti në cast pasi carjet e mureve janë tejet të dukshme.Mjafton vetëm një furtunë e fortë apo lëkundje termeti që të shkëpuste pjesët e mureve për të rënë në mes të rrugës. Fushata e prishjes së ndërtimeve në qytetin e shkodrës për tu hapur rrugë investimeve dhe hapësirave publike u shtri në disa zonë Përvec imazhit këto mbetje janë edhe një rrezik serioz për fëmijët që duke luajtur në këto zona jeta e tyre vihet në rrezik. Gjatë 10 viteve të fundit shumë objekte përfshi edhe ato muzeale degradojnë.

Artikulli paraprakDESINSEKTIMI NË SHKODËR, PUNË NGA MËNGJESI NË MBRËMJE
Artikulli tjetërHELMIMET, ÇDO DITË 20 RASTE NË SPITALIN E SHKODRËS