Pas një viti të vështirë pandemik, në qytetin e Shkodrës ka filluar rimëkëmbja e turizmit. Një nga vendet më të vizituara është edhe muzeu historik “Oso Kuka”. Drejtorja e këtij institutioni Amila Gjyrezi bën të ditur se janë të paktën 20 turistë në ditë të cilët vizitojnë muzeun.
Drejtorja e muzeut thotë se krahasuar me verën e vitit të kaluar ky sezon paraqitet më pozitiv, por akoma nuk krahasohet me fluksin e turistëve të 2 viteve më parë.
Vizitorët në muzeun historik “Oso Kuka” janë të kombësive të ndryshme dhe pjesa më e madhe e tyre e vizitojnë këtë vend si shkak I përfshirjes në paketat e tyre turistike.