Këto ndërtesa janë kthyer në rrezik të përditshëm për qytetarët pasi rrezikojnë shembjen nga dita në ditë. Pronarët por edhe vetë pushteti vendor duket se i kanë lënë në mëshirë të fatit. Dhjetra prej tyre në shumë zona janë amortizuar totalisht.
Pavarësisht rrezikshmërisë, situata nuk ka gjetur zgjidhje, kjo edhe për faktin se pjesa më e madhe e këtyre objekteve të amortizuara janë prona private.Në fakt erërat e forta si pasojë e motit të keq shpeshherë e kanë rritur rrezikun për shkak se këto godina janë të amortizuara dhe në një moment pjesë të tyre mund të shkëputen dhe të godasin kalimtarë të rastësishëm sic kanë ndodhur jo në pak raste
.Shirat dhe lagështira mbeten dy elementët kryesorë që ndër vite kanë ndikuar në amortizimin e këtyre ndërtesave duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.Ndaj është e domosdoshme që pushteti vendor të nisë verifikimin e tyre e të vendosë elementët e sigurisë me qëllim që në vazhdimësi të mos bëhën shkak i provokimit të ngjarjeve me pasoja në njerëz.
Nga ana tjetër kemi zonën e Gjuhadolit në të cilën përshkohen dhjetra objekte që kanë nevojë për rikonstruksion.Zona muzeale e ‘Gjuhadolit’ lë shumë për të dëshiruar, pasi projekti që u investua nga Banka Botërore përfshinte restaurimin e fasadave, një pjesë e të cilave ndodhen sot e kësaj dite në gjendje të mjerueshme.Përtej rrezikut të vazhdueshëm, mungesa e investimeve në këto ndërtesa po luan rol të rëndësishëm në humbjen e një pjesë të vlerave historike dhe kulturore të qytetit.
Monumentet e kulturës dhe pse janë pasqyrimi i historisë mijëravjeçare të nje populli dhe mjaft tërheqes për turistët e huaj, disa prej tyre në metropolin veriorende vashdojnë të jenë në rrezik.Para pak vitesh njëra prej ndërtesave në zonën muzeale të Gjuhadolit u shemb pjesërisht, ku një kalimtar mori plagë të rënda në kokë.