10 shkurti është dita botërore e internetit të sigurtë. Por në fakt sa të sigurtë janë kryesisht fëmijët dhe adoleshentët të cilët përdorin masivisht internetinë. Suela Domnori është psikologe e Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër e cila merret çdo ditë me nxënësit e shkollave 9-vjeçare ndërsa tregon se bullizmi mes vetë nxënësve por edhe rreziqe të tjera që vijnë nga interneti për fëmijët dhe adoleshentët janë prezente.

Shkollat fokusohen tek informimi shprehet psikologia Domnori në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të sigurtë kur lundrojnë në internet.

Ka raste kur vetë nxënësit i bëjnë prezent kur përballen me bullizëm apo ngacmime në internet nga më të ndryshmet por janë të shumta rastet kur vetë fëmijët apo prindërit nuk i bëjnë të ditura për shkak të mentalitetit shpesh herë. Megjithatë ndërgjegjësimi është duke u shtuar thotë psikologia.

Psikologia Domnori ka edhe një këshillë për prindërit kryesisht sa i përket internetit të sigurtë.

Në Shkodër gjatë vitit 2019 janë 14 raste të denoncuara si krime kibernetike, 12 prej të cilave në rrjetet facebook dhe instagram dhe dy të tjera për vjedhje të adresës së facebook dhe një tjetër shtërngim për dhënie pasurie në instagram.

Nga ana tjetër prokuroria e Shkodrës ka 12 raste të regjistruara për 2019-ën prej të cilave 4-5 prej tyre lidhen me ngacmime të ndryshme tek fëmijët dhe adoleshentët. Pavarësisht këtyre shifrave që kanë organet, rastet janë shumë më të mëdha por nuk denoncohen.

Artikulli paraprakSHKODËR, BASHKIA MBI NJË MUAJ PA DREJTOR TË URBANISTIKËS
Artikulli tjetërITALIA: GATI LIGJI I RI PËR PAJISJEN ME LEJE TË RREGULLT QËNDRIMI PËR EMIGRANTËT ILEGALË