Rreziku që i vjen të rinjve nga rrjetet sociale ka detyruar policinë italiane që të ndërmarrë një nismë sensibilizuese për informimin e të rinjve dhe ndërgjegjësimin e tyre, kjo edhe për shkak të rritjes së numrit të vetëvrasjeve. Në këtë mënyrë kamioni i policisë së shtetit italian pas Tiranës bëri një ndalesë edhe në qytetin e Shkodrës në kuadër të projektit “Una Vita da Social” në një takim me nxënës të shkollave të mesme.

Marco Valerio Cervellini, përgjegjës i projekteve edukative të policisë së shtetit italiane thotë se ky projekt ka për qëllim luftimin e dhunës dhe abuzimin e të rinjve problematik në hapësirën digjitale.

Konsulli i Nderit i Italisë në Shkodër Roland Dodani u shpreh se edhe Shqipërinë asgjë nuk e dallon nga shtetet e tjera të zhvilluara ndaj edukimi për hapësirën digjitale dhe rreziqet e botës virtuale duhet që të fillojë që në shkollat fillore në vendin tone.

Projekti ” Una Vita da Social”, dëshiron të futet në filozofinë e bashkëbiseduesve të rinj, duke ndërvepruar me një gjuhë të thjeshtë komunikuese, të përshtatshme për të gjitha grupmoshat, duke përfshirë nga më të vegjlit tek mësuesit e deri te prindërit, me qëllim luftimin e dhunës dhe abuzimit në rrjetet sociale.

 

Artikulli paraprakISH-AMBASADORE E GJERMANISË NË BOSNJE DHE ESTONI, JA KUSH ËSHTË KRYEDIPLOMATJA E RE E BE-SË NË TIRANË
Artikulli tjetërVUÇIÇ FALËNDERON RAMËN: PA KONTRIBUTIN E TIJ “BALLKANI I HAPUR” NUK DO TË MBIJETONTE