Gjatë gjithë muajit tetor shërbimi i mamografisë në spitalin Rajonal të Shkodrës si dhe në Poliklinikë do të jetë falas në kuadër të muajit rozë i cili ka si qëllim sensiblizimin e vajzave dhe grave për parandalimin e hershëm të kancerit të gjirit. Për ekzaminimin në kohë të kësaj sëmundje përveç kontrollit duhen bërë dhe testet diganostikuese të mamografisë shprehet Valmira Gjonaj specialiste e depistimeve mamografike.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit ka pasur një rritje të ndjeshme të ndërgjegjësimit të pacienteve për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Vetëm në fillim të këtij muaji janë kryer 20 ekzaminime thekson mjekja.

Pajisja me mjete të reja digjitale që lejojnë evidentimin më së shumti të kancerit të gjirit është një arsyje më shumë që duhet t’i shtyej gratë dhe vajzat për të bërë ekzaminimin..
Në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe në Poliklinikën e qytetit shërbimi për kontrollet për kancerin e gjirit do të ofrohet falas dhe me orë të zgjatura çdo ditë të javës.

Artikulli paraprakSHKODËR, TETORI ROZË, HAPET FUSHATA E KANCERIT TË GJIRIT
Artikulli tjetërE RËNDË , FUTBOLLISTI GJENDET I VDEKUR DHE ME DUAR TË LIDHURA NË MAKINË, DYSHOHET PËR VRASJE