Kanë filluar të ndjehen pasojat e para të grumbullimeve dhe festave të organizuara gjatë festave të fundvitit. Prej fillimit të vitit, mesatarisht çdo ditë rezultojnë rreth 70 raste të reja. Dhurata Hysa, shefe e epidemiologjisë në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se kjo rritje e madhe e rasteve ishte e paparashikuar.
Hysa shton se ende nuk mund të dyshohet se rastet e infektuara gjatë këtyre ditëve mund të jenë si pasojë e përhapjes së variatit Omicron.
Shefja e epidemiologjisë ka një thirrje për qytetarët të cilët pavarësisht situatës serioze, vijojnë të mos respektojnë protokollin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë.
Vetëm një ditë më parë në Shkodër kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 78 qytetarë dhe pritet që në ditët në vazhdim numri të disafishohet për shkak të festimeve dhe heqjes së masave natën e ndërrimit të viteve.