Rritja e numrit të të prekurve nga virozat e stinës ka shtuar interesin e qytetarëve për aplikimin e vaksinës së gripit. 10400 persona deri më tani në qarkun Shkodër kanë aplikuar këtë vaksinë. Që prej nisjes së procesit janë vaksinuar personelet mjekësore dhe grupet e rrezikuara, si të moshuarit dhe të sëmurët kronik shprehet Arben Xhabija kryevaksinator në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër.
Të gjithë personat nga 6 muajsh e lart mund të kyejnë vaksinën anti- grip ndaj kryvaksinatori Xhabija i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.
Procesi i vaksinimit me vaksinën e gripit ka nisur që në muajin tetor të vitit të kaluar dhe paralelisht me këtë proces në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit po kryhet edhe vaksinimi kundër Covid -19.