Çdo ditë në Shkodër qarkullojnë një numër i lartë automjetesh. Pavarësisht se numri i tyre është i madh të pakta janë vendparkimet e lira në rrugët e qytetit. Në ato pak parkingje publike të cilat janë në funksion të shoferëve gjendën një numër i konsiderueshëm automjetesh të ndryshme të cilat janë jo funksionale dhe bllokojnë vendparkimet….

Pas kamerave shoferët shprehen të irrituar pasi në të shumtën e rasteve i duhet të sillen për minuta të tëra për të gjetur një vendparkim ose të paguajnë në parkingjet private. Sikur të mos mjaftonte kjo një tjetër problem shqetësues mbeten edhe parkimet dyshe të cilat në të shumtën e rasteve vështirësojnë kalimin duke  krijuar trafik në qytet.

Artikulli paraprak“GRATË SHQIPTARE PRITET TË JETOJNË MË SHUMË SE BURRAT”
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITET NUMRI I SHPENDËVE UJORË