Sëmundja e diabetit ka prekur një numër të madh të qytetarëve të qarkut Shkoder gjatë vitit të fundit. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga Lindita Mlloja, mjekja endokrinologe pranë Poliklinikës në qytetin e Shkodrës e cila shprehet se pavarësisht se numri i vizitave në një ditë është normal, deri në fund të vitit 2019 numri i të prekurve nga diabeti sipas saj mund të rritet kjo si pasojë e rezultateve të Check Up-it, pra kontrollit të përgjitshëm për një person
Mjekja Mlloja tha se qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të diabetit ndërsa tregoi masat parandaluese.
Mjekja endokrinokologe Lindita Mlloja këshillon qytetarët që të bëjnë vazhdimisht analizat e përgjithshme të trupit, për të kuptuar në kohë nëse janë të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme duke përfshirë edhe diabetin.