Rritja e çmimit të naftës ka bërë që të dyfishohen edhe çmimet e biletave të udhëtimit. Kjo gjë është kthyer në një shqetësim për mësuesit të cilët japin mësim larg vendbanimit të tyre pasi pagesa shtesë mujore që përfitojnë për transportin vazhdon të mbetet e njëjtë. Arjan Peraj kryetar i Sindikatës së Arsimit në Shkodër shprehet se sindikata ka zhvilluar një takim me Ministrinë e Arsimit për zgjidhjen e këtij problem.
Sindikata i ka bërë kërkesë Ministrisë së Arsimit rritjen e pagesës së transportit për këta mësues.
Në lidhje me këtë rritje të çmimeve prej ditesh qytetarët po zhvillojnë protesta në të gjitha qytetet e Shqipërisë.