Një grup studentësh të universitetit të Shkodrës protestuan ditën e sotme në sheshin 2 prilli kundër rritjes së çmimeve. Studentët shprehen se tashmë janë dyfishuar thuajse çmimet e biletave të transportit dhe ata që janë në zona të largëta nuk mund ta përballojnë.

Një tjetër student thotë se shqiptarët i paguajnë qeverisë shqiptare 8 taksa në çmimin e karburantit të cilat duhen hequr në mënyrë emergjente.

Shkodra u bë qyteti i parë nga ku nisën protestat një ditë më parë dhe pritet që të përshkallëzohen nga student, shoqëria civile dhe vetë qytetarët derisa çmimet të pësojnë një ulje pasi për pjesën më të madhe të popullsisë janë të papërballueshme.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, “KRIZA I DHA GODITJEN E FUNDIT BIZNESEVE”
Artikulli tjetërSHKODËR, ZBULOHET MJETI I AUTORËVE TË PLAGOSJES