Pamjet që shihni nuk janë të liqenit të Shkodrës, janë të rrugës Amadeo në lagjen Skenderbeg në qytetin e Shkodrës. Kanë mjaftuar vetëm disa orë me shi, për ta bërë lëvizjen e këmbësoreve në këtë rrugë të vështirë.
Banorët e zonës shprehen të indinjuar në lidhje me këtë situatë e cila është prezente pothuajse gjatë gjithë vitit, dhe tejet e vështirë në ditët me shumë shi. Ata i kanë drejtuar shpesh herë kërkesa institucioneve përgjegjëse, por problemi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje.
Banorët thonë që gjatë stinës së dimrit situata përkeqësohet edhe më shumë, e sidomos për fëmijët të cilët shkojnë në shkollë. Ndaj prindërit detyrohen ti mbajnë fëmijët në krah.
Sipas banorëve bashkia kujtohet për ata vetëm gjatë fushatave elektorale dhe më pas fjalët e tyre mbeten vetem premtime.
Uji mban aromë të keqe dhe futet nëpër oborret e shtëpive.
Banorët e zonës të revoltuar i bëjnë thirrje bashkisë Shkodër që të gjejnë një zgjidhje për këtë rrugë.