Mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore në lagjen “Dobraç” që bën lidhjen me fshatin Golem, e vështorëson së tepërmi jetesën e banorëve.
Një situatë e tillë vijon prej më shumë se 20 vitesh. Pavarësisht se ndëryrja për riparimin e këtij segmenti është shumë e nevojshme, banorët thonë se deri më tani nuk është marrë asnjë masë për ti dhënë zgjidhje problemit të tyre.
Banorët shprehen të zhgënjyer ndaj institucioneve përgjegjëse për shkak të mungesës së investimeve në këto zona.
Prej vitesh kërkesat e banorëve për rikonstruksionin e rrugës që lidh dy fshatrat, “Golem” dhe “Dobraç” kanë rënë në vesh të shurdhër. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e duhura për të lehtësuar lëvizjen e banorëve të zonës.