Infrastuktura në një nga rrugët në lagjen e Dobraçit të ri, lë shumë për të dëshiruar. Gjatë ditëve me shi kalimi bëhët edhe më I vështirë për të rriturit por aq më tepër për fëmijët të cilët duhet të shkojnë në shkollë çdo ditë. Gropat e mëdha mbushen plot me ujë duke e bërë thuajse të pamundur kalimin aty. Banorët tregojnë jashtë kamerave se ka më shumë se 30 vite që ai aks është i pa rikonstruktuar.

Askush nuk ka ndërhyrë ta riparojë këtë segment. Në fakt kërkesat e banorëve gjatë gjithë këtyre viteve për rikonstruksionin e këtij aksi kanë qenë të shumta. Ata kanë marrë shumë premtime gjatë gjithë këtyre viteve por deri më tani rruga vazhdon që të jetë e parikonstruktuar.

Në këtë mënyrë presin që institucione përgjegjëse të reagojnë sa më parë dhe të mundësojnë një projekt për të investuar në atë rrugë të lënë në harresë prej shumë vitesh. Një problem tjetër në këtë lagje vazhdojnë të jenë mbetjet e ndryshme.

Persona të papërgjeshëm kanë gjetur zgidhjen më të thjeshtë duke i hedhur në kanalin në afërsi të rrugës i cili vazhdon të mbushet nga mbeturinat. Në një situatë të tillë banorët kërkojnë nga intstucionet përgjegjëse që ky problem të marrë zgjidhje sa më parë për vendosjen e koshave të mbeturinave por edhe ndëshkimin e atyre që ndotin mjedisin.

Artikulli paraprakTULA: 4349 FAMILJE PËRFITUAN N. EKONOMIKE KËTË MUAJ
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR NË LUFTËN KUNDËR LËNDËVE NARKOTIKE