Rrugët në qytetin e Shkodrës vazhdojnë që të kenë probleme. Flasim konkretisht për rrugën Drishtej në lagjen Dudas e cila gjendet e amortizuar prej 25 vitesh.

Aty është e vështirë lëvizja e këmbësorëve dhe e automjeteve. Premtimet kanë qenë të shumta për rikonstruksionin e atij aksi, sidomos gjatë fushatave elektorale, por sipas banorëve nuk janë realizuar.

Lëvizja në rrugë Drishtej për banorët është problematike.

Banorët e rrugës Drishtej kanë përgatitur vetë projekte për rikonstruksionin të cilat janë aprovuar nga Bashkia Shkodër por pa rezultate konkrete.

Prej kohësh banorët e Dudasit i bëjnë thirrje Bashkisë Shkodër për rikonstruksionin e rrugës Drishtej, e cila vazhdon të jetë në një gjëndje të mjerueshme prej shumë vitesh.

 

Artikulli paraprakKINË, ROBOTË ‘’EDUKATORË’’ NË KOPSHTE
Artikulli tjetërBE, NUK DO KEMI MË NDËRRIM ORE