Infrastruktura rrugore në rrugën “Bujar Bishanaku” e njohur si “Rruga e Gjërë” në Shkodër është drejt degradimit. Mungesa e mirëmbajtjes nga institucionet ka bërë që në disa zona të kësaj rruge të dëmtohet shtresa asfaltike duke krijuar kështu gropa të përmasave të ndryshme.

Shpesh herë, për shkak edhe të fluksit të madh të lëvizjeve kalimtarë të shumtë ndihen të rrezikuar pasi shoferët e makinave për të evituar gropat lëvizin në mënyrë të çrregullt.

Qytetarët kërkojnë nga institucionet që të angazhohen në rikonstruksionin e kësaj rruge.

Institucionet përgjegjëse disa herë janë angazhuar për riparimin e gropave me përmasa të vogla në rrugën “Bujar Bishanaku” po kjo nuk ka mjaftuar për të parandaluar amortzimin e saj gjatë muajve të fundit. Ndërkohë, ndërhyrja në kohë në infrastrukturën e kësaj rruge do të lehtësonte lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve të cilët qarkullojnë në këtë zonë.

Artikulli paraprakNË PIKËPYETJE SHPËRBLIMI I FUNDVITIT, REAGOJNË PENSIONISTËT
Artikulli tjetërSHIROKË, RIKONSTRUKSION I RRUGËVE TË BRENDSHME