Infrastruktura në rrugën e “Paqes” në lagjen partizani në qytetin e Shkodrës vijon të jetë e dëmtuar prej vitesh. Banorët të cilët kalojnë në atë segment tregojnë mbi vështirësitë që hasin çdo ditë, sidomos fëmijët e vegjel të cilët shkojnë në shkollë.

Banorët shprehen se pavarësisht kërkesave që kanë bërë herë pas herë ndaj institucioneve përgjegjëse për rikonstruksionin e rrugës, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të ndërhyrë.

Rikonstruksioni në rrugën e “Paqes” në qytetin e Shkodrës është i nevojshëm. Gropat e mëdha të cilat mbushen me ujë sa herë bie shi, e bëjnë thuajse të pamundur kalimin për banorët e zonës.

Artikulli paraprakSHKODËR, MJEKIA: MASKA PËR DISA ORË DËME NË LËKURË
Artikulli tjetërU TËRHOQ NGA FRANCA PAS DEKLARATAVE TË MACRON? POGBA REAGON ASHPËR: 100% E PAVËRTETË! FEJA IME ËSHTË E PAQES DHE DASHURISË