Rruga e pompave apo sic njihet ndryshe rruga e Livadheve në periferi të qytetit të Shkodrës ndodhet prej vitesh në gjendje të amortizuar.
Gropat e hapura mbushen me ujë sa herë bie shi duke e bërë të vështirë qarkullimin për banorët kryesisht për fëmijët që shkojnë në shkollë.
Ka vite që nuk ka patur asnjë ndërhyrje për sheshimin e gropave, ndërsa kalimi i automjeteve të tonazhit të rëndë ka bërë që gjatë gjithë kohës të jetë jashtë çdo standardi.
Mirëpo Star Plus u interesua në njësinë administrative Rrethina ku mori përgjigjen e vëtë titullarit të saj Vlash Pjetri i cili dha lajmin e mirë për banorët duke premtuar se brenda pak ditësh do të nis rikonstruksioni i këtij segmenti me një gjatësi 700 metër
Situata ka qënë e vështirë përgjatë verës, për shkak të pluhurit të madh, ndërsa në dimër, gropat me ujë mbushin të gjithë gjatësinë e saj.
Ndërkohë banorët janë në pritje të këtij investimi që mesa duket po realizohet pas kaq vitesh