Rrugë e amortizuar dhe me gropa të mëdha, drunjë të cilët funksionojnë si shtylla elektrike. Ky është një aksi në zonën e Dobraçit në Shkodër.
Ndonëse jo shumë larg nga qëndra e qytetit banorët e rrugës Isaj në lagjen Dobraç nuk mbajnë mend që ndokush të ketë vënë dorë ndonjëherë për përmirësimin e infrastrukturës.
Ndërkohë jo rrallë herë problemi me ndriçimin e rrugës është bërë shkak i aksidenteve në atë zonë.
Banorët i kanë humbur shpresat që dikush do të bëjë diçka për zgjidhjen e këtij problemi.
Rruga “Isaj” në Dobraç nuk është rruga e vetme në qytetin e Shkodrës që shfaq probleme serioze në infarstrukturën duke vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve.