Infrastruktura në rrugën “Selim Gjyrezi”, në lagjen Zooteknikë në Shkodër është dëmtuar shumë vitet e fundit.
Kur kanë kaluar më shumë se 25 vite nga hera e fundit që janë bërë punime në këtë rrugë, gjendja e kësaj rruge paraqitet e amortizuar. Gropat e hapura, për shkak të dëmtimit të shtresës së asfaltit janë kthyer jo pak herë në problem gjatë stinës së dimrit.
Disa herë banorët e lagjes Zooteknikë kanë bërë thirrje për mirëmbajtjen e vazhdueshme të kësaj rruge, por nuk ka patur ndonjëherë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.
Ndërkohë, kanali kullues pranë kësaj rruge i ngjan një kontenieri mbeturinash tashmë. Banorët në këtë zonë, siç duket nuk jaën kujdesur për këtë kanal, në të cilin vazhdimisht jaën hedhur mbeturina urbane.
Pavarësisht se gjatë stinës së dimrit, ky kanal nuk është bllokuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin e banorëve të zonës, gjendja në të cilën ndodhet nuk është aspak normale.
Mirëmbajtja e rruges “Selim Gjyrezi” është çështje e diskutuar prej vitesh në këtë zonë. Ndërkohë, institucionet përgjegjëse nuk i kanë kushtuar rëndësi infrastrukturës së kësaj rruge duke e lënë situatën të njejtë prej 2 dekadash.
Kjo është periudha më e mirë për të ndërhyrë në shtimin e kësaj rruge me asafalt, duke parandaluar shkatërrimin e saj. Amortizimi i rrgëve është ndër fenomenet më të përhapura në qytetin e Shkodrës, të cilin qytetarë të shumtë e vuajnë prej vitesh.