Kjo është rruga “Selim Gjyrezi” në Shkodër pranë Zooteknikës e cila pas një ore nga nisja e reshjeve të shiut është mbushur me ujë. Banorët e kanë thuajse të pamundur lëvizjen në atë aks rrugor. Prej më shumë se 20 vitesh ky segment është i amortizuar shprehen banorët.

Nuk kanë qënë të pakta rastet që banorët e rrugës “Selim Gjyrezi” janë rrëzuar duke rënë në pellgjet me ujë.

Thuajse në çdo fushatë elektorale ka patur premtime për rikonstruksionin e rrugës “Selim Gjyrezi” në Shkodër por deri më tani asnjë prej këtyre premtimeve nuk është mbajtur dhe ai aks vijon i amortizuar.

 

Artikulli paraprak“BESNIK I PATREMBUR I KRISHTIT”, PAPA URON KARDINALIN ERNEST TROSHANI, PËR 5-VJETORIN E KARDINALATIT
Artikulli tjetërNGA ZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE TE PADIA PËR DVORANIN, PËR ÇFARË DO TË FLASË SOT META NË KONFERENCË