Brenda pak ditëve, përfundon rikonstruksioni i rrugës “Zef Kakarriq” në lagjen nr. 5 të qytetit të Shkodrës. Këtë të Enjte, ka nisur hedhja e shtresave të asfaltit, pasi kanë përfunduar punimet në infrastrukturën nëntokësore. Për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh, rikonstruksioni i kësaj rruge në zemër të Shkodrës, u bë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.

Si në të gjitha ndërhyrjet e tjera këto 4 vitet e fundit, projekti i zbatuar ishte i plotë me kanalizimet e ujrave të bardha, kanalizimet e ujrave të zeza, rrjeti i ujësjellësit , bordura ndriçim dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.

 

 

Artikulli paraprakSHQIPËRIA,VENDI I PARË NË RAJON QË EUROPOL HAP ZYRËN E SAJ
Artikulli tjetërAKSIDENT RRUGOR NË AKSIN NACIONAL SHKODËR-HANI HOTIT