Ndonëse akoma nuk është çelur zyrtarisht sezoni turistik të shumtë janë turistët e huajt që ditët e fundit kanë ardhur për të vizituar qytetin e Shkodrës. Turistët vijnë nga vende të ndryshme të botës si Skocia, Kolumbia, Anglia, Franca apo Gjermania. Një pjesë e tyre vijnë për herë të parë ndërsa ka edhe të tjerë të cilët pasi janë magjepsur nga bukuritë natyrore të Shkodrës kanë zgjedhur të rikthehen sërisht këtu…
“Unë jam nga Skocia. Ndodhem në Shqipëri prej 7 ditësh ndërsa në Shkodër po qëndroj prej 4 ditësh. Kam ardhur dhe më parë këtu më pas kam ikur në Malin e Zi por u riktheva sërish sepse qyteti i Shkodrës më ka pëlqyer shumë”.
“Kam ardhur nga Skocia deri më tani kam vizituar liqenin e Shkodrës, Shirokën dhe kalanë e Rozafës ishte me të vërtetë shumë e bukur. Me Shqipërin jam njohur përmes një foto në rrjetin social Instagram dhe më pëlqej shumë. Fillova të kërkoj më shumë për Shqipërinë në internet dhe u dashurova kështu që thashë me vete duhet të shkoj atje me patjetër. Shkodra është shumë e bukur i kam sugjeruar edhe miqve të mi të vijn këtu”.
“Unë kam ardhur nga Kolumbia. Më pëlqen Shkodra sepse ndihem i lirë këtu. Më pëlqen shumë që ju keni kishën dhe xhaminë afër njëra-tjetrës ku ti mund të dëgjosh këmbanat e kishës dhe lutjen e ezanit nga xhamia. Më pëlqen gjithashtu ushqimet muzika dhe gjuha juaj. Shumë prej miqve të mi i kam sugjëruar të vijnë për të vizituar Shqipërinë”.
“Ne kemi ardhur nga Londra. Zona e vjetër e qytetit të Shkodrës pra pedonalja dhe Gjuhadoli më kanë pëlqyer shumë pasi janë shumë të bukur. Vizita në kalanë e Rozafës gjithashtu ishte shumë e veçantë. Ndërsa tani po mundohemi të shohim pika turistike të tjera që ka Shkodra. Më pëlqen me të vertëtë shumë ky qytet”.
Bukuritë natyrore të shumta që ka Shkodra sjellin çdo vit qindra e mijëra turistw nga shtete të ndryshme të botës duke e kthyer në një nga qytetet më të vizituara të Shqipërisë.