Kanë mjaftuar vetëm pak reshje shiu që disa nga rrugët e Shkodrës të përmbyten nga uji I cili ka vështirësuar edhe qarkullimin e banorëve të zonës.Këto pamje i përkasin rrugës “Drishtej” në lagjen “Udhakryq” .
Uji qëndron aty me ditë të tëra për shkak të mosfunksionimit të kanalizimeve. Nga ana tjeter amortizimi i kësaj rruge ka bërë që gropat e hapura të mbushen nga uji Një ndër rrugët e përmbytura nga shiu është edhe ajo në lagjen “Mark Lula” .Kjo lagje përmbytet e para në ditë me shi, por edhe në kohën kur pjesa tjetër e qytetit gëzon ditët me diell, pasojat në rrugët e lagjes “Mark Lula” janë me ujë dhe baltë në cdo pjesë.Pamjet tregojne qartë se si uji i shiut ka mbetur nëpër rrugë për shkak të mosfunksionitmit të kanalizimeve në një kohe kur jemi në prag të stinës së veres. Pavarësisht investimeve në rruget dytësore dhe trumbetimit me të madhe nga ana e Bashkise Shkoder shumë prej tyre si në qender dhe në periferi të qytetit janë në gjendje të rëndë,të amortizuara,investime të lëna përgjysëm si dhe të mbushuara me ujë duke u bërë të pakalueshme në ditë me shi.Sic duket kjo situate në të cilen kalojnë ditët ,rrugët e shkodres do të vijojnë të jenë prezente edhe për një afat akoma të pacaktuar.Ky problem nuk është i ri,por i trashëguar prej vitesh ,kjo për një sërë arsyesh që kanë ndikuar në investimet publike.Shkodra në tërësi si qytet përgjatë këtyre viteve ka patur probleme të mëdha me kanalizimet nëntokësore, e ku megjithë punën e bërë sërish mbeten defekte pas, që duhen riparuar në kohë.Ditët me shi janë stress me vete për këta banorë dhe cdo qytetar.Deri në ndërhyrjen që do të realizohet në këto zona ku ka probleme, banorët janë të detyruar të jetojnë me ujin dhe baltën që mbizotëron pafund.