Shpesh rrugët e ngushta si pasojë e shfrytëzimit të hapësirave të përbashkëta në Shkodër kanë sjellë vështirësi në raste emergjence.Në lagjen “Liria” rrugicat e ngushta dhe banesat pranë njëra-tjetrës nuk kanë asnjë hapësirë për lejimin e mjeteve zjarrfikëse apo ambulancave.
Banesat janë shumë pranë njëra-tjetrës, duke mos krijuar asnjë hapësirë për lëvizjen e mjeteve. Ky është një shqetësim të cilin e ngrejnë vetë banorët e kësaj lagjeje
Vetëm pak muaj më parë në këtë lagje një banesë u përfshi nga flakët dhe sipas banorëve ishin vetë këta të fundit që ndihmuan në fikjen e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e tij në banesa të tjera.
Më pas ka ndërhyrë edhe zjarfikësja në kushte tepër të vështira. Në këtë lagje dhe në shumë të tjera shfrytëzimi i çdo hapësire publike për pak shtesa më shumë në banesa ka bërë që rrugicat të ngushtohen së tepërmi dhe të rrezikohen nga zjarri.