Lufta ndaj krimit të organizuar, personave me precedent penal që levizin në Shkodër, mjetet e luksit dhe mungesa e zbatimit të kodit të ri rrugor ka vene ne levizje policinë e Shkodrës.

 

Qe prej mengjesit të se enjtes, blute e Shkodrës, policia e rrugore dhe e rendit me mbështetjen e forcave shqiponja, kane qene prezent ne qëndër të qytetit të Shkodrës në kontroll të mjeteve të luksit por edhe drejtuesve të mjeteve të cilët nuk zbatojnë kodin rrugore.  Sipas të dhenave pranë bluve të Shkodrës behet me dije se këto aksione janë në koordinim me udhezimet e policisë së Shtetit për goditjen e paligjshmerisë ne vend dhe në kuadër të operacioneve “Forca e ligjit” ku synohet goditja e personave me precednete penale dhe të skeduar nga policia të cilët lëvizin të pashqetesuar edhe në qytetin e Shkodrës. Gjatë këtyre kontrolleve janë vendosur disa masa administrative ndaj drejtuesve te mjeteve që qarkullojne me mjete me xhama të zinj, mos vendosjen e rripit të sigurisëm, përdorimin e telefonit gjate drejtimit të mjetit, por edhe mungesa e dokumentacionit në automjetet e tyre.

Blute e Shkodrës, bejne me dije se keto aksione nuk do të ndalen dhe do të jenë në përiudha periodike, me qellim ndalimin e personave të cilët nuk respektojnë kodin rrugore.

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, ORIENTIM PËR FAMILJET!
Artikulli tjetërGRABITET ÇIFTI NË PATOK,AUTORET NUK DIHEN