Prej 20 vitesh ambjentalisti Sazan Guri ka nisur që të shkruaj një sërë librash për rrënjët e hershme të shqiptarëve. Në këtë mënyrë pas përfundimit të botimit të 12 librave që kanë këtë temë, autori Sazan Guri zgjodhi Shkodrën si qytetin e parë ku bëri promovimin e këtyre 12 veprave që lidhen me historinë e të parëve tanë.
12 librat e Sazan Gurit si referenca sipas tij kanë enciklopeditë e njohura europiane si dhe muzetë më të famshëm të botës ku flitet në botime dhe artefakte të ndryshme për identitetin e hershëm të shqiptarëve dhe rëndësinë në Europë.
Promovimi i 12 librave të Sazan Gurit u bë në bibliotekën e qytetit “Marin Barleti. Përveç 20 viteve për t’i shkruar, autori tha se i janë dashur edhe 44 vite studime për të arritur në botimin e këtyre 12 veprave të tij për historinë e hershme të shqiptarëve.