Këta policë dhe mjetet e tyre nuk mundën të dalin në mëngjes nga komisariati i policisë vendore të Shkodrës. Studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” i bllokuan duke zhvilluar një protestë përpara komisariatit kundër rasteve të fundit të ngacmimeve seksuale.

Rasti i fundit është ai i efektivit Julian Çollaku i cili një ditë më parë sipas studentëve ka ngacmuar seksualisht një vajzë të fakultetit të drejtësisë dhe një pedagoge. Studentja Desada Susaj si dëshmitare tregon ngjarjen.

Studentët tashmë janë të pasigurtë në fakultetin e drejtësisë.
Efektivi i FNSH Julian Çollaku pas shoqërimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe marrjes në pyetje është lënë i lirë.

Ai ka deklaruar se thjeshtë ka pëlqyer një vajzë dhe se e ka ftuar atë për kafe por studentët pretendojnë ndryshe duke dyshuar për ngacmim seksual të dy personave, një studente dhe një pedagoge. Edhe studentët kanë dhënë deklarimet e tyre për pretendimet që kanë.

Artikulli paraprakVIDEO SKANDALI I POLICIT, BANORËT TË SHOKUAR
Artikulli tjetërVAU-DEJËS: LLESHAJ PREMTON KOMISARIATIN E RI TË POLICISË