Në gjykatën e apelit në Shkodër ka nisur seanca për masën sigurisë për ish-deputetin e PD Bardh Spahia si dhe për të arrestuar të tjerë si Çesk Toma, Alfred Nikolli, Gentian Bytyçi, Aleks Ndoj dhe Adi Garuci. Këta shteas bashkë me ish deputetin Bardh Spahia u ndaluan nga policia e Shkodrës dhe e Tiranës për djegien e KZAZ 3 tek shkolla “Shejnaze Juka” në Shkodër e cila më pas u zhvendos tek shkolla “Arben Broci”.

Fillimisht seanca në apel për ish-deputetin Bardh Spahia nisi në orën 9:30 të ditës së sotme por u shty nga trupi gjykues i kryesuar nga Marina Rraboshta për në orën 14:00. Ish deputeti Bardh Spahia nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit ndërsa avokatët mbrojtës të tij janë Ivi Kaso dhe Ledi Nurja dhe prokur i apelit Brahim Dragjoshi.

Seanca fillimisht u ndërpre pasi gjykata kërkoi të komunikojë me komisariatin e policisë Tiranë për t’i pyetur nëse kanë shkuar për ta shoqëruar ish-deputetin Bardh Spahia nga shtëpia e Tiranë drejt Shkodrës tek gjykata e apelit duke qenë se është me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

Avokatët mbrojtës Ivi Kaso dhe Ledi Nurja u shprehën para gjykatës se ata kanë prokuror nga familjarët e ish deputetit Bardh Spahia dhe vet ëish deputeti ka deklaruar në shkallën e parë për t’u përfaqësuar nga këta dy avokatë. Mbrojtja tha se Bardh Spahia ka informacion lidhur me seancën në gjykatën e apelit në Shkodër por policia e Tiranës nuk ka shkuar për ta shoqëruar dhe në këtë mënyrë nuk është paraqitur. Kështu trupi gjykues ndërpreu seancën për të marrë kontakt me policinë e Tiranës dhe më pas kjo seancë u shty në ora 14:00 të ditës së sotme për t’i lënë kohë policisë së Tiranës për ta pyetur ish-deputetin Bardh Spahia nëse dëshiron apo jo të marrë pjesë në seancën që po zhvillohet në apel.

Pas kësaj séance që tashmë ka nisur pritet të jepet vendimi i gjykatës së apelit për të parë nëse do të lihet në fuqi masa “arrest shtëpie” që ka dhënë shkalla e parë apo do të ketë një masë lehtësuese nga apeli jo vetëm për ish deputetin Spahia por edhe për të arrestuarit e tjerë si Çesk Toma, Alfred Nikolli, Gentian Bytyçi, Aleks Ndoj dhe Adi Garuci. Ndërkohë në seancën që po zhvillohet në apel ishte e pranishme kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe po ashtu ish-deputet të tjerë të PD Shkodër, kryetari i PD Xhevdet Amuli dhe struktura të tjera të Partisë Demokratike të Shkodrës.

Artikulli paraprakVRAU PRONARIN NË TROPOJË, ARRESTOHET PAS NJË VITI AUTORI
Artikulli tjetërPËRMBYTJA QË LA PA UJË PREJ 10 VITESH DAJÇIN