Simbolet e komunizmit janë shfaqur sërish edhe në Shkodër në këtë temë e cila është rihapur sërish. Sekretari i Komitetit Qëndror të Partisë së Punës Gjon Bruçi nderoi me grusht tek varrezat e dëshmorëve në Shkodër si dhe vendosi tek ushtari i panjohur yllin e kuq komunist.
Bruçi duke folur edhe për foton e diktatorit Enver Hoxha nga deputeti i PS Bujar Çela tha se këto simbole do jenë prezente përsa kohë partia e punës është një parti që e lejon ligji shqiptar edhe pse simbolet e komunizmit janë të ndaluar me një rezolutë që ka miruar Parlamenti Shqiptar.
Bruçi lartëson figurën e Enver Hoxhës dhe thotë se diktatori nuk bëri asnjë krim duke mohuar krimet çnjerëzore ndaj intelektualëve, klerikëve dhe mijëra familjeve shqiptare që nga internimet, burgimi dhe deri tek torturat macabre dhe vrasjet pa gjyq.
Viktimat e komunizmit Bruçi i cilëson si tradhtarë që bashkëpunuan me të huajt duke mbrojtur figurën e diktatorit Hoxha.
Gjon Bruçi si drejtues i lartë i Partisë së Punës mori pjesë në ceremoninë e nderimit të dëshmorëve në ditën e Çlirimit të Shqipërisë.