Sektori i policisë rrugore në Shkodër ka marrë masat e duhura në të gjitha akset që të çojnë drejt zonave turistike për garantimin e rendit dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Sipas shefit të këtij sektori Simon Mice këtë vit ka një risi ku dy policitë ajo rrugore dhe e rendit bëjnë monitorim të përbashkët, cka rritë edhe sigurinë sa I takon rendit dhe qetësisë Mice pranon faktin se mjetet e policisë shpeshherë krijojnë defekte megjithatë profesionalizimi I policisë në rrugë është qëllimi kryesor I punës tonë shton ai. Masat e përcaktuara kanë si synim garantimin e sigurisë publike në të gjitha zonat turistike, parandalimin e aksidenteve automobilistike dhe rritjen e sigurisë rrugore në të gjitha akset kryesore.

Artikulli paraprakSULMI NË GJERMANI, TRE SHQIPTARË MES VIKTIMAVE
Artikulli tjetërSHKODËR, ULET ME 50% VDEKSHMËRIA FOSHNJORE NË MATERNITET