Në tregun e bagëtive të Stom Golemit të njësisë Rrethina i cili hapet vetëm ditë të diele ka ende kafshë që tregtohen të patrikulluara. Një gjë të tillë e pohoi Mark Preçi, përgjegjës i shërbimit veterinar në qarkun Shkodër gjatë një inspektimi të zhvilluar në atë treg.

Ligji parashikon deri në sekuestrimin e kafshëve shprehet përgjegjësi Preçi ndaj i bën apel fermerëve që të mos i lënë kafshët të pamatrikulluara.

Ky inspektim i shërbimit veterinar të qarkut Shkodër në tregun e bagëtive në Stom Golem është për t’i ftuar fermerët që të jenë korrekt.

Tregu i bagëtive të Stom Golemit funksionon vetëm të dielave ndërsa aty tregtohen kafshë nga i gjithë qarku Shkodër ndërsa kontrollet e shërbimit veterinary janë të vazhdueshme në mënyrë që mishi që tregtohet të jetë sa më i sigurtë për konsumatorët.

Artikulli paraprakSPAK NIS HETIMIN PËR DEPUTETIN E PS ERVIN BUSHATI
Artikulli tjetërPUBLIKOHET FORMACIONI I SHQIPËRISË NDAJ KAZAKISTANIT! REJA I BESON SULMIN DYSHES CIKALLESHI-MANAJ