Policia e Shkodrës në vijim të operacionit anti-drogë ka sekuestruar 156 kg kanabis sativa, ndërsa ka arrestuar edhe dy persona.

Lënda narkotike u gjet në banesën e dy të rinjve, përkatësisht  Valentin Gjeloshi, 27 vjeç dhe Ermir Gjeloshi, 25 vjeç, të dy banues në Shkodër. “Nga Sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve në D.V.P –  Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në lagjen “Skënderbeg” Shkodër është zhvilluar me sukses operacioni i radhës i koduar “GREEN HOUSE”. Si rezultat i këtij operacioni më datë 27.10.2016 u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve  Valentin Gjeloshi, 27 vjeç dhe Ermir Gjeloshi, 25 vjeç, banues në Shkodër. Në vijim të këtij operacioni dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 156 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa”, sqaron policia. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakKULT – 28.10.2016
Artikulli tjetërUNIVERSITETET, MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT SHTYN AFATIN E REGJISTRIMIT