Operacion për “Goditjen e trafikut të lëndëve narkotike” Operacioni nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Arrestohen në flagrancë dy shtetas për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”
1. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër (Sektori kundër narkotikëve dhe trafiqeve) në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike si dhe të goditjes së kontrabandës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: • Altin Logu 30 vjeç, banues në Shkodër. • Dashamir Prroj 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi: Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore u organizua plani operacional, ku përpara shtëpisë së shtetasit Dashamir Prroj në lagjen ”Mark Lula” Shkodër, në momentin e shkëmbimit të qeses me lëndë narkotike ndërmjet dy shtetasve të mësipërm, u kapën në flagrancë nga efektivat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ku i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: -Një sasi prej 2 kg dhe 321 gramë lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva, Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283-25 i Kodit Penal.