Policia Kufitare vijon punën për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 21 kg e 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. U referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”. Shërbimet Operacionale dhe të Hetimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Shkodër në kuadër të luftës per parandalimin dhe goditjen e trafikut te lëndëve narkotike, sekuestruan në cilësinë e provës materiale: ● Një çantë sportive me 20 pako me peshë totale 21 kg e 200 gramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa. Shërbimet e policisë Kufitare dhe Migracionit Shkodër, në zonën e quajtur “Hidrovori” ne drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hoti, gjate patrullimit kane konstatuar dhe sekuestruar një çantë sportive brenda të ciles ishin 20 pako të mbështjella me qese të tejdukshme, me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi të jetë në peshën 21 kg e 200 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shërbimet Policore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e poseduesit te lendes narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakMBLIDHET KESHILLI I BASHKISE SHKODER, JA PIKAT QE DISKUTOHEN
Artikulli tjetërALUDIMET PER PROCES TE PAVLERE TE HAFIZIT, REAGON KOORDINATORI AGIM SHIMAJ