Specialistët e Seksionit për Narkotikët në D.V.P-Shkodër, sekuestrojnë 24 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis-sattiva në një automjet në Pikën Kufitare Muriqan.
Në pranga poseduesi i lëndës narkotike Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë sekuestruar 24 kg lëndë e dyshuar cannabis-sattiva arrestuar në flagrancë shtetasin: • Islam Binjaku, 55 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal) Më datë 22.12.2016 në Pikën Kufitare në Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetit tip “Benz” me targa AA 639 NO, me drejtues dhe pronar shtetasin e arrestuar Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Menjëhere Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm dhe në pjesën e poshtme të automjetit u konstatua një shtesë, ku në brendësi të kësaj shtese u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: • 28 pako me peshë 24 kg e 150 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis-sattiva Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar në nenin 283/a të Kodit Penal.