Një pulari, apartamente në Shkodër dhe Velipojë dhe makinave prodhime të vitit të fundit, pasuri në vlerën e 3 milionë eurove, është sekuestruar në kuadër të operacionit “Goldfinger“.Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal ishin investuar në Shqipëri, kryesisht në zona bregdetare, Velipojë, në prona që trafikantët i kishin regjistruar në emër të familjarëve dhe miqve të tyre.
Pasuria ishte e regjistruar në emër të 4 personave të arrestuar në Danimarkë për trafik droge po kështu edhe në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore, informon policia e shtetit.
Sipas policisw e arrestuarit jane shtetasit me inicialet E.P, A. D , J.K dhe D. E.
Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi i
Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;
10 apartamente banimi, në plazhin e Velipojës;
1 apartament banimi në Shkodër;
14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se
rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarve të tyre. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminale i këtyre personave.